Është arrestuar një 54-vjeçar në Prizren, i cili ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore.
Sipas Policisë, Sh.D., ishte i dënuar me një vit e 20 ditë burgim efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.
54-vjeçari fillimisht ishte dërguar në stacionin Policor Prizren dhe më pas në burg në vuajtje të dënimit.
“Me datën 24.09.2025, policët e Stacionit Policor Prizren, në kuadër të Task Forcës dhe planit operativ ‘Realizimi i urdhëresave 2025’, kanë arritur që të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin Sh. D., mashkull, 54 vjeçar nga Prizren. I njëjti ka qenë në kërkim pasi që ka qenë i dënuar me 1 (një) vit e 20 ditë burg efektivë me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit. I arrestuari Sh. D. fillimisht është sjellë në stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e PK-së.