back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeI dehuri “tërbohet” ndaj fqinjit, shkon me sëpatë te shtëpia e tij,...

I dehuri “tërbohet” ndaj fqinjit, shkon me sëpatë te shtëpia e tij, ia dëmton derën – arrestohet nga policia

Të ngjajshme

Një person është arrestuar pas një incidenti që ka ndodhur në fshatin Velji Breg, në komunën e Zubin Potok.

Sipas njoftimit të Policia e Kosovës, rasti është raportuar më 13 mars 2026 rreth orës 01:50, kur një ankues mashkull kosovar ka njoftuar policinë se fqinji i tij, i dyshuar mashkull kosovar dhe nën ndikim të alkoolit, kishte shkuar te shtëpia e tij, transmeton lajmi.net.

Sipas ankuesit, i dyshuari e ka kanosur me sëpatë dhe më pas i ka dëmtuar derën hyrëse të shtëpisë.

Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë: 

KANOSJE & ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË

Velji Breg, Zubin Potok 13.03.2026-01:50.  Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se fqinji i tij i dyshuari mashkull kosovar –nën ndikim të alkoolit i ka shkuar te shtëpia  e tij dhe duke e kanosur me sëpatë dhe i ka dëmtuar derën e hyrjes së shtëpisë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz