Kuvendi i Kosovës, ka mbetur pa u furnizuar me librat të cilat i kishte në plan. E tërë kjo pasi i është anuluar tenderi, i cili është publikuar në faqen e KRRPP-së.
Është hera e dytë që Kuvendit po i anulohet një tender i tillë. Fillimisht njoftimi për kontratë thuhet se ishte bërë me 6 korrik, ndërsa ai për anulim me 20, shkruan Indeksonline.
Përpjekjen e dytë për furnizim me libra Kuvendi thuhet se e ka bërë me 27 korrik, ndërsa anulimi i është bërë me 9 gusht.
Ritenderimi, për njoftimin e kontratës është publikuar me 4 tetor, derisa data për anulimin e kësaj procedure është bërë me 8 nëntor.
“Një shkelje e LPP se ka ndodhur apo do të ndodh në proceduren e prokurimit, e cila nuk mund të rregullohet apo të parandalohet përmes një amendamenti ligjor të kushteve të prokurimit,,asnë ofertë e përgjegjshme”.