back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeI akuzuari Brahimi në rastin e kokainës: Po të mos kishte ndërhyrë...

I akuzuari Brahimi në rastin e kokainës: Po të mos kishte ndërhyrë policia, malli do të shpërndahej në gjithë Kosovën

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Në vazhdimin e seancës gjyqësore për rastin e 400 kilogramëve kokainë të gjetura në produktet e pulës së ngrirë të kompanisë “MC FOOD”, i akuzuari Kadri Brahimi gjatë mbrojtjes së tij është pyetur nga avokati Florent Latifaj, i cili është mbrojtës i të akuzuarit Izet Sheqiri, pronar i kompanisë. Brahimi ka deklaruar se Sheqiri nuk ka pasur asnjë interesim për kamionët që sillnin mallin, raporton Ekonomia Online.

“Izet Sheqiri kurrë nuk ka qenë i interesuar për ndonjë kamion,” tha Brahimi gjatë seancës.

Avokati Latifaj e pyeti më tej se çfarë do të ndodhte me mallin nëse policia nuk do të kishte ndërhyrë.

Në përgjigjen e tij, Brahimi tha se produktet do të shpërndaheshin në treg në të gjithë Kosovën.

“Ai mall, mos me hy policia dhe mu palu nëpër depo, ka pasur mundësi që të shkojë nëpër markete e krejt Kosovës, sepse ne paketat nuk i hapim. Mua nuk më intereson se çfarë ka brenda saj, sepse unë merrem me çështjen e barkodeve dhe faturës. Në atë minutë që del nga depoja, unë nuk jap përgjegjësi për atë,” tha ai.

Në këtë rast, Prokuroria po akuzon pesë persona – Izet Sheqirin, Kadri Sheqirin, Faton Vrajollin, Kadri Brahimin dhe Fehmi Bytyçin – se përmes kompanisë “MC FOOD” kishin lidhur marrëveshje me kompaninë braziliane “SEARA” për import të produkteve të mishit të pulës së ngrirë, brenda të cilave ishte gjetur substancë narkotike e llojit kokainë në sasi prej 400 kilogramësh.

Të Fundit

Sport

ShowBiz