BallinaLajmeHysni Gucati: Elez Blakaj nuk është kërcënuar nga ndonjë veteran

Hysni Gucati: Elez Blakaj nuk është kërcënuar nga ndonjë veteran

Të ngjajshme

Fulham vendos ta blejë Chukwuezen, ja sa miliona do t’i fitojë Milani

Raportohet se Fulhami ka vendosur të aktivizojë opsionin e...

Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura

Zyrtarët doganorë zviceranë sekuestruan sasi të mëdha pule, patate...

Kurti takon ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi me mbështetje 50 milionë euro

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në...

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, ka thënë se problemit me fyerjen e listave të veteranëve të luftës mund t’i jap zgjidhje vetëm prokuroria. Ai ka thënë për Express se prokurori i dorëhequr nuk është kërcënuar nga ndonjë veteran. Kërcënimet e shumta ndaj tij, Blakaj i kishte përmendur përmes një shkrimi. Ato madje, ishin arsyeja e dorëheqjes së tij.

Në një prononcim për Gazetën Express, Gucati ka folur edhe për dorëheqjen e prokurorit Elez Blakaj i cili ishte duke hetuar listat e veteranëve, duke thënë është dashur të tregonte se kush e ka kërcënuar.

“Neve nuk na shqetëson dorëheqja e Blakajt, ka edhe prokuror tjerë që mund ta kryejnë punën e tij . Neve s’na vjen mirë që ka jap dorëheqje, sepse ai ka thënë që e kanë kërcënuar, dhe s’ka tregu se kush e ka kërcënuar”, është shprehur kreu i OVL-së për Express.

Sipas tij, Elez Blakaj nuk është kërcënuar nga ndonjë veteran.

“Nuk besoj që dikush nga veteranët e ka kërcënuar”, ka shtuar Gucati.

Ndërkohë në një letër të dërguar nga burgu për Gazetën Express, Sylejman Selimi, ka shpjeguar se si ka ndodhur rritja e vazhdueshme e numrit të veteranëve.

Ai ka shpjeguar se në kohën kur UÇK-ja është transformuar në TMK, kanë qenë gjithsejtë 12 mijë e 700 ushtarë deri në 13 mijë, por më pas vazhdimisht ky numër ishte rritur nën dijeninë e Agim Çekut.

Selimi shkruan se Komisioni Qeveritar për verifikimin e listave, në vend se t’i pastronte listat, ka shumëfishuar numrin e veteranëve.

“Ky komision ka pas për detyrë që të pastrojë këto lista. Çfarë ka ndodh. Në vend që të pastroheshin ato lista, ato janë rritur shumëfish. Komisioni për verifikimin e listave ka pasur për referencë këto lista bashkë me ato të shoqatave të dala nga lufta, të gjitha këtyre ka qenë protagonist kryetari i këtij komisioni Agim Çeku”, ka shkruar Selimi.

Ndryshe prokurori Elez Blakaj që po hetonte listat e veteranëve ka dhënë dorëheqje nga posti i tij ditë më parë, shkaku i kërcënimeve që thotë t’i këtë marrë gjatë punës së tij, dhe lëndën e tij sipas burimeve të Gazetës Express pritet që ta marrë Haki Gecaj.

Pas dorëheqjes së Blakajt ka qenë kryeministri Haradinaj që ka reaguar ashpër ndaj tij duke e sulmuar dhe fyer.

Sipas Haradinajt dorëheqja e tij do të ndikojë negativisht edhe në procesin e liberalizimit të vizave./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz