Hysni Ahmeti zgjedhet kryetar i degës së NISMA’s në Mitrovicë
Në kuadër të procesit të brendshëm zgjedhor, dega e NISMA për Kosovën në Mitrovicë, sot në prani të shumë delegatëve ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor.
Të pranishëm në këtë Kuvend Zgjedhor ishin; kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, shefja e Grupit Parlamentar të NISMA’s, Valdete Bajrami, deputeti Enver Hoti, dhe anëtarë tjerë të kryesisë së NISMA’s.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA’s, Jakup Krasniqi, ka uruar degën e Nismës në Mitrovicë për Kuvendin Zgjedhor, e po ashtu ka folur edhe rreth situatës politike në vend.
Krasniqi tha se NISMA për Kosovën dëshiron që ta kthen politikën në duart e qytetarëve duke vënë në qendër njeriun dhe nevojën e tij për më shumë liri, të drejta e mundësi të barabarta.
Ne duam një parlament që i përfaqëson denjësisht qytetarët e Kosovës, që janë ligjbërës të përgjegjshëm dhe kontrollues të kujdesshëm të shpenzuesve të parasë publike nga institucionet e shtetit, ka thënë kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA’s, Jakup Krasniqi.
Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka falënderuar gjithë anëtarët dhe simpatizantët e NISMA’s në Mitrovicë, për angazhimin e deri tanishëm, dhe ka uruar ata për këtë Kuvend Zgjedhor.
Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, tha se Veriu i Mitrovicës as nuk administrohet, as nuk qeveriset, dhe si asnjëherë më pare Serbia është prezentë, e organizuar, njerëzit po largohen dhe çka bënë Prishtina, heshtë. Këtu ndërtohet muri para syve, ata thonë se nëse ndërtohet do ta rrënojmë, ata thonë duhet ta rrënojnë qytetarët e Mitrovicës.
Lexo edheZgjedhjet lokale në Mitrovicë, këta janë tre kandidatët kryesor (foto)
Në Kosovë asnjëherë nuk ka qenë më vështirë për një njeri që dëshiron t’i shërbej vendit të vet, madje as në kohën e Rankoviqin, kjo sepse në institucione nëntë punojnë mbrapsht e një mirë, prandaj ne duhet të angazhohemi që nëntë të jenë në shërbim të vendit. Në këtë vend duhet të jesh mashtrues për të ecur shpejt, po i shërbeve vendit, këta ose të qojnë në burg, ose të qojnë në Shtime, ose të vrasin, ka thënë kryetari Limaj para delegatëve të Kuvendit Zgjedhor të NISMA’s në Mitrovicë.
Kuvendi i ka vazhduar punimet ku nga procesi i rregullt zgjedhor, me shumicë votash kryetar i degës së NISMA për Kosovën në Mitrovicë është zgjedhur Hysni Ahmeti.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i sapo zgjedhur i NISMA’s në Mitrovicë, Hysni Ahmeti, ka falënderuar delegatët për besimin e dhënë, ku tha se do të punojë çdo ditë në realizimin e politikave të NISMA për Kosovën.
Kuvendi Zgjedhor i NISMA për Kosovën në Mitrovicë, ka zgjedhur edhe anëtarët e Kryesisë dhe Këshillin e degës.















