back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeHyseni: Rezultate të dobëta në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore

Hyseni: Rezultate të dobëta në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore

Të ngjajshme

Pesë orë bisdedime në Kremlin, nuk ka marrëveshje të paqës Rusi-Ukrainë

Pesë orë bisedime midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe...

Rashford merr lajmin e keq nga bordi i Barcelonës

Barcelona do të jetë shumë aktive në merkaton e...

Hoxhaj: VV për 6 vite në pushtet, s’e ndaloi Listën Serbe, sot bën drama në KQZ

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar ashpër ndaj...

Hoxhaj: VV për 6 vite në pushtet, s’e ndaloi Listën Serbe, sot bën drama në KQZ

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar ashpër ndaj...

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka thënë se Kosova nuk ka shënuar asnjë progres në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore.

Hyseni këto deklarata i ka bërë gjatë takimit që ka mbajtur sot me përfaqësues të sigurisë të komunave të rajonit të Prishtinës.

Situata me luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore sipas ministrit Hyseni është e njëjta sikurse vitin e kaluar dhe ashtu siç edhe kishte raportuar Departamenti Amerikan i Shtetit.

Hyseni tha se duhet punuar më shumë tek përdorimi i drogës tek të rinjtë e sidomos tek moshat e reja.

Edhe në Prishtinë, Hyseni përmendi luftën ndaj terrorizmit që sipas tij është situatë për të cilën duhet krenuar.

Lidhur me këtë çështje sipas Hysenit është bërë një punë e mirë nga institucionet e sigurisë por edhe nga bashkësitë fetare.

Mirëpo ai theksoi se pavarësisht rezultatit të kënaqshëm kjo çështje nuk duhet të neglizhohet sepse siç tha ai “sepse në sulmet terroriste nuk ka garancion, sepse nuk ka indikacione por institucionet e sigurisë dhe inteligjencës po bëjnë të pamundurën por asgjë nuk siguron që të ketë siguri 100 për qind.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz