Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni, ka mohuar se arrestimi i Albin Kurtit muaj më parë ka qenë politikë, duke potencuar se nuk ka qenë në dijen për këtë ndalim.
Hyseni për rtk u shpreh se opozita nuk mund të thirret se është duke mbrojtur shtetin për derisa sulmon Policinë e Kosovës dhe pronat e institucioneve.
Ai ka thënë se pamjet nga protestat e organizuar nga opozita nuk i japin imazh të mirë vendit.
Sipas tij, ato pamje më shumë ngjasojnë që vijnë nga vendet e Lindjes.