BallinaLajmeHyseni emëron drejtorët e rinjë të Komunës së Gjilanit

Hyseni emëron drejtorët e rinjë të Komunës së Gjilanit

Të ngjajshme

Mohammad Baqer Qalibaf – njeriu me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

Raportimet e kësaj jave sugjerojnë se administrata e presidentit...

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Polonisë sonte

Në 3 vite në krye të Shqipërisë, Sylvinho ka...

Vrasja e 29-vjeçarit shqiptar në Itali, trupi i dorëzohet familjes

Trupi i 29-vjeçarit shqiptar që humbi jetën më 20...

Komuna e Gjilanit, ka emëruar drejtorët e rinj në mbledhjen e parë të bordit të drejtorëve. Derisa në ditët në vijim pritet të emërohet edhe drejtori-esha e Arsimit dhe zyrtarët tjerë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se sot mbajtën mbledhjen e parë të qeverisjes komunale, ku prezantuan një pjesë të përbërjes së re të kabinetit qeverisës për Komunën e Gjilanit.

“Zotohemi se kjo përbërje do të jetë e përkushtuar dhe transparente që gjatë 4 viteve të ardhshme të punojë me nder dhe përgjegjësi”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, tregoi përbërjen e kabinetit qeverisës:

Kushtrim Ibrahimi – Drejtor i Shërbimeve Publike

Bajram Isufi – Drejtor për Bujqësi dhe Pylltari

Flakron Rexhepi – Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit

Mimoza Kadriu – Drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Kushtrim Zeqiri – Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport

Enver Shabani – Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim

Eljesa Rashiti – Drejtoreshë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë

Avdyl Kastrati – Drejtor për Buxhet dhe Financa

Haki Huruglica – Drejtor për Zhvillim Ekonomik

Isa Agushi – Drejtor për Inspeksion

Elbasan Shabani – Drejtor për Administratë të Përgjithshme

“Ditëve në vijim do t’i bëjmë të ditur edhe emrat e zyrtarëve të tjerë. Na priftë e mbara”, tha kryetari Alban Hyseni.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz