BallinaLajmeHysen Durmishi i përgjigjet Molliqajt: Qe pse Albini nuk debaton me ty

Hysen Durmishi i përgjigjet Molliqajt: Qe pse Albini nuk debaton me ty

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Ndaj Dardan Molliqajt ka reaguar edhe zyrtari i Vetëvendosjes Hysen Durmishi i cili i përgjigjet edhe ftesës së Molliqajt për debat televiziv me Albin Kurtin.

Durmishi, duke e akuzuar Molliqajn për të pavërteta në emisionin ku u paraqitë mbrëmë, ka thënë se Kurti debaton vetëm me nivelin e njëjtë të përfaqësimi dhe jo me Dardan Molliqajn, pasi sipas tij, ai më nuk përfaqëson asgjë.

“E sa per debat qe po kerkon, Albini eshte kryetar i subjektit, ai del ne debat vec me ate nivel perfaqesimi, pra me kryetare te subjekteve te tjera. Ose del me analiste apo eksperte. Ti ekspert nuk je, analist jo se jo, e kryetar nuk kane me te bo kurre se je njeri qe ke tregu aftesi vec me shkaterru, e jo me ndertu”, ka shkruar Durmishi.

Durmishi e akuzon Molliqajn edhe për përpjekje të prishjes së raporteve mes Shpend Ahmetit e Kurtit.

“Jeni ka luteni qe me e shti Shpendin kunder Albinit, kur krejt e dime cka ke thone ti per Shpendin, e qysh lujshe pikado me kliken te Miqt gjate gjitje fushates, pasi e deshtove Gjakoven e Ferizajin me sabotim nga brenda”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky është postimi i plotë i tij:

Dardan, keshtu si po flet, duket se e ke nda mendjen me e luftu Vetevendosjen, pa perzgjedh mjete, njejte si pdk-ja. Por ke lirine e zgjedhjes dhe askush nuk ta heq.

Edhe lirine e rrenes e ke. The nuk deshi Kurti me me lene me u be deputet, ja ku je deputet, the i thirren aktivistet me me rrehe, aktivistet po tregojne se jane mbledhe per me mbrojte Albinin nga urdher arresti, plus kerkush nuk ju ka rrehe.

Ke dy tre muaj qe takon njerez te Vetevendosjes (se ti s je me nje prej tyre) dhe i thuaj “nuk eshte mire me u rrehe aktivistet”, nderkohe qe nonstop shani e shpifni e provokoni vec me qellim me ju rrehe dikush e me u vetepromovu. Sepse veteviktimizimi ka mbet rruga e vetme me u promovu, nuk keni as ide, as vlera, as organizim.

Jeni ka luteni Albini me ju perjashtu qe me thone kqyre Albini diktator. Nuk ka me ju perjashtu Albini, vete keni me dale prej Levizjes, me koken ulur, ne rrugen qe jau shtroi Batoni e Devollt.

Jeni ka luteni qe me e shti Shpendin kunder Albinit, kur krejt e dime cka ke thone ti per Shpendin, e qysh lujshe pikado me kliken te Miqt gjate gjitje fushates, pasi e deshtove Gjakoven e Ferizajin me sabotim nga brenda.

Po t ka thone Albini se po ndikohesh nga Batoni. Dhe ka pas te drejte, se je tu i perdor argumentet e njejta me Kadri Veselin kur po sulmon Vetevendosjen. Edhe Kadrija njesoj si ty flet per incizime e video. Nxirri krejt cka ke, askush nuk tutet prej teje.

E sa per debat qe po kerkon, Albini eshte kryetar i subjektit, ai del ne debat vec me ate nivel perfaqesimi, pra me kryetare te subjekteve te tjera. Ose del me analiste apo eksperte. Ti ekspert nuk je, analist jo se jo, e kryetar nuk kane me te bo kurre se je njeri qe ke tregu aftesi vec me shkaterru, e jo me ndertu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz