Hysen Sali Çekaj, deputeti nga LDK i legjislaturës së fundit, nuk do të kandidoj edhe për një mandat si deputet i Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se pavarësisht vullnetit, energjisë dhe bindjes për fitore, për shkak të përgjegjësive ndaj familjes, sidomos nënës së tij që ka nevojë për përkujdesjen nga ai, ka vendosur të mos jetë pjesë e listës.
“Ky vendim nuk e ndalon angazhimin tim. Përkundrazi – mbetem plotësisht aktiv në organizimin e mërgatës sonë të mrekullueshme dhe të përkushtuar. Përmes kësaj deklarate, dua t’i ftoj të gjithë bashkatdhetarët e mi në përkrahje të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të ndryshimit të domosdoshëm që vendi ynë, Kosova jonë, ka aq shumë nevojë”, ka shkruar Çekaj.
Ai ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme do të rikthehet edhe më fuqishëm.
“Ju falënderoj për qindra mesazhe, telefonata e shqetësime të shprehura. Përkrahja juaj është vlerë e madhe për mua – dhe ishte pikërisht kjo përkrahje që më bëri kandidatin më të votuar nga mërgata në zgjedhjet e kaluara. Për këtë dhe për gjithçka, ju jam mirënjohës përherë”, ka shkruar Çekaj. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i tij: