BallinaLajmeHykmete Bajrami vjen me premtim publik : Në ditën e parë të...

Hykmete Bajrami vjen me premtim publik : Në ditën e parë të Qeverisë së re të LDK-së do t’i bëjmë publike të gjitha të dhënat për çdo projekt në Kosovë

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Kandidatja e LDK-së për deputete në Kuvendin e Kosovës, Hykmete Bajrami përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka dhënë një premtim për qytetarët e vendit.

Sipas Bajramit, në ditën e pare të qeverisë së re të LDK-së do të bëhen publike të gjitha të dhënat e çdo projekti në Kosovë.

‘’Në ditën e parë të Qeverisë së re të LDK-së do t’i bëjmë publike të gjitha të dhënat për çdo projekt në Kosovë që nga momenti i nisjes, afati i planifikuar për përfundim, deri te çdo ditë vonesë e shkaktuar gjatë zbatimit.Çdo projekt do të jetë i hapur për publikun dhe çdo vonesë do të shoqërohet me emra, përgjegjësi dhe llogaridhënie pa marrë parasysh emrat!Do të kërkojmë llogari nga secili kontraktor që nuk i ka respektuar afatet, por po aq edhe nga çdo zyrtar shtetëror që me neglizhencë, keqmenaxhim apo heshtje ka lejuar bllokimin e projekteve.Askush nuk do të fshihet më pas procedurave dhe askush nuk do të mbetet pa përgjegjësi. Projektet publike janë para të qytetarëve dhe duhet të përfundojnë me kohë, me cilësi dhe me standard!’’ është shprehur ajo.

Më tutje Bajrami thotë se sa i përket rrugëve për Gjilan, Podujevë, Mitrovicë, Pejë dhe Tetovë, qytetarët e dinë shumë mirë çfarë ka ndodhur gjatë këtyre pesë viteve.

‘’Sa i përket rrugëve për Gjilan, Podujevë, Mitrovicë, Pejë dhe Tetovë,  qytetarët e dinë shumë mirë çfarë ka ndodhur gjatë këtyre pesë viteve: premtime, vonesa, plane të papërfunduara dhe punë të lëna përgjysmë.E njëjta situatë ka ndodhur edhe me stadiumet dhe shumë objekte të tjera publike – projekte të zvarritura, buxhete të shpenzuara pa rezultat dhe asnjë përgjegjësi.Kjo praktikë e keqqeversjes, e punëve të lëna përgjysmë merr fund!’’, thotë Bajrami.

Me Qeverinë e LDK-së fillon llogaridhënia reale dhe përfundon koha e justifikimeve dhe ankesave, ka shtuar në fund Bajrami./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz