Hykmete Bajrami e bën U.D të Sekretarit të Përgjithshëm në MASHT njeriun e LDK-së
03
Lexo edheEkipet mjekësore nëpër kufi testojnë të ardhurit në Kosovë
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka emëruar Agim Berdynën U.D të Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit.
Një kopje të këtij vendimi e ka siguruar IndeksOnline.
Përkundër që në këtë ministri, sekretari i deritashëm, Ekrem Kastrati ka qenë në gjysmë të mandatit, kjo nuk e ka penguar ministren Bajrami të emërojë U.D të Sekretarit një zyrtar të afërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës.


Lexo edheEkipet mjekësore nëpër kufi testojnë të ardhurit në Kosovë
Agim Bërdyna ka qenë me herët zv-ministër i Arsimit, i propozuar nga LDK. Po ashtu anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
