Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas propozimit të VV-së që Glauk Konjufca të jetë kandidat për president të vendit.
Në një postim në rrjetin social në Facebook, Bajrami është shprehur se Kurti e dëshmoi që është armiku më i madh i këtij vendi.
Postimi i plotë:
Albin Kurti me nominimin e Glauk Konjufcës për president duke e ditë që nuk i ka votat, me paramendim po e çon vendin prapë në zgjedhje.
Pyetja me të drejtë shtrohet:
Për çka?
Për të ardhë saktësisht te kjo pikë.
Dmth., shkojmë në zgjedhje, harxhojmë disa muaj kohë, dhjetra miliona euro dhe prapë duhet me u ulë partitë politike shqiptare e me u pajtu kush do të bëhet president.
A po e kuptoni të nderuar qytetarë, se pavarësisht sa mbështetje i jepni këtij njeriu, ky veç punë nuk kryen, ky s’don stabilitet, s’don prosperitet, s’don zhvillim ekonomik as avansim të shtetësisë së Kosovës.
Ky don tym, mjegull, amulli, institucione me ushtrues detyre, parlament jofunksional.
Albin Kurti deri më tani ka dëshmuar se është armiku më i madh i këtij vendi –
nuk la armik të Kosovës të pakënaqur.