Në takimin e ligës greke ndërmjet ekipeve AEK dhe Asteras, sulmuesi argjentinas i ekipit vendës Sergio Araujo ka penguar golin e sigurt për ekipin e tij, duke u bërë hit në internet për atë që po quhet “huqja e vitit” nga mediat.
Për fat të mirë të Araujos, AEK-u e fitoi këtë ndeshje për të marrë përkohësisht pozitën e parë në tabelën e klasifikimit, meqë lideri i deri sotëm i kësaj lige, PAOK-u ndeshjen e vet të radhës e zhvillon nesër.
- Advertisement -