Vdekja e papritur e Shemsi Krasniqit, i njohur si “Shemi” nga grupi “Ilirët”, e cila ishte raportuar më herët, është konfirmuar tashmë edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur për lajmi.net, se sot rreth orës 15:00 kanë pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “UÇK” në Prishtinë.
“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, ka njoftuar Pllana.
Derisa, dyshohet se shkaku i vdekjes së Shemsi Krasniqit mund të ketë qenë një sulm në zemër, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente. /Lajmi.net/



