back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeHumbi nënën nga Covid-19, familjarët presin çdo ditë të dera e spitalit...

Humbi nënën nga Covid-19, familjarët presin çdo ditë të dera e spitalit – video

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Pak ditë më parë në Sanatoriumin e Tiranës një 29-vjeçar nga Durrësi që po trajtohej me Covid-19, i dha fund jetë së tij duke u hedhur nga kati i tretë.

Që prej asaj ditë, tashmë një kordon policie qëndron në hyrje të spitali dhe nuk lejon qytetarët që të hyjnë brenda rrethimit të Sanatoriumit. Ndryshe nga më parë kur qytetarët ushqimet për familjarët e tyre i dërgonin në hyrje të godinës, tashmë ata detyrohen që t’i japin ushqimet nga kjo dritare. Për çdo qese apo pako me ushqime ata duhet të japin emrin e familjarit të tyre si edhe numrin e dhomës.

Por vetë qytetarët refuzojnë të flasin përpara kamerave, po ashtu edhe stafi i spitalit. Pritja e familjarëve jashtë spitalit nuk është aspak e lehtë. Dikush mund të marrë një lajm të mirë për të afërmin e tyre, ndërsa për të tjerë mund të vijnë edhe lajme të hidhur.

Një qytetare i tregoi Top Channel-it, se si ishte njoftuar për humbjen e nënën se saj në përballje me koronavirusin.

Ndërkaq, jo zyrtarisht Top Channel ka mësuar se një vajze e re me sindromën Down e humbi betejën me COVID-19, paraditen e kësaj të hëne. Ajo ishte shtruar në spitalin COVID 1, një ditë më parë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz