back to top
Saturday, September 27, 2025
BallinaLajmeHumbi jetën tragjikisht në një aksident, sot varroset vëllai 15-vjeçar i Gjestit

Humbi jetën tragjikisht në një aksident, sot varroset vëllai 15-vjeçar i Gjestit

Të ngjajshme

Liverpooli i hyn garës për Upamecanon

Dayot Upamecano është shndërruar në një nga mbrojtësit më...

Policia gjen armë dhe drogë në një shtëpi të braktisur në Ferizaj

Në kuadër të një plani operativ për siguri, të...

Sot në orën 17:00 do të varroset Eldion Kelmendi, 15 vjeç, i cili është vëllai i këngëtarit Gjesti, në varrezat e fshatit Pavlan.

Ai humbi jetën dje në një aksident tragjik në fshatin Treboviq të Pejës, siç konfirmoi policia.

“Tragjikisht ndërroi jetë më 26.09.2025 në moshën 15-vjeçare, duke na lënë përjetë të pikëlluar”, shkroi familja në njoftimin për varrimin e tij.

Policia tha se në këtë aksident fatal u përfshi një motoçikletë dhe një veturë ku për pasojë mbeti i lënduar edhe një person tjetër.

“Ju informojmë se me datë 26 shtator 2025, rreth orës 14:05, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Treboviq-Pejё. Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njësitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR). Në këtë aksident ishin të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Deri te aksidenti  dyshohet se ka ardhur, deri sa  drejtuesi i motoçikletes pasi humb kontrollin në një kthesë ( i dyshuar) gjatë përball kalimit kalon në shiritin e kundërt të rrugës me ç’rast e  godet veturën  e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt. Si pasojё e kёtij aksidenti njё person ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjes, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёsa personi  i lënduar është dёrguar mё autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё, ku është duke u trajtuar. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion”, tha dje policia në njoftim./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz