back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeHumbë jetën 37-vjeçari, derisa ishte duke punuar

Humbë jetën 37-vjeçari, derisa ishte duke punuar

Të ngjajshme

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria në detyrë

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Në...

1 vit burgim me kusht për burrin që goditi një grua me grushte e shuplaka

Gjykata Themelore në Prishtinë, me gjykatës Sabit Sadikaj, ka...

Simboli i Ujkut, FSK dëshmon nivelin e lartë të përgatitjes profesionale

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar me sukses...

Rama njofton rihapjen e TikTok në Shqipëri: Kemi bërë partneritet me platformën

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se platforma e rrjetit...

Një 37 vjeçar nga Gjilani ka vdekur sot derisa ishte duke punuar në një kanal, pasi ishte shembur dheu dhe ai kishte pësuar lëndime të rënda.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Me 22 shtator rreth orës 11;30 Policia e Kosovës është njoftuar se një person është sjell në qendrën emergjente në Gjilan i lënduar rëndë. Nga hetimet e para mësohet se derisa viktima shqiptar shtetas i Kosovës 37 vjeç me banim ne Gjilan ishte duke punuar në një kanal është shembur dheu dhe si pasojë ai ka pësuar lëndime të rënda trupore”, ka thënë Hashani.

Sipas tij, viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjilan ku edhe përkundër ndihmës që kanë tentuar ti japin mjekët ata vetëm kanë mundur me konstatuar vdekjen e tij.

“Policia e Kosovës, njësitet përkatëse dhe prokurori i shtetit kane dal ne vendin e ngjarjes. Në bazë të rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti dhe deklaratave të dëshmitarëve okular dhe familjarëve të viktimës qartë është vërejtur se rasti ka qenë aksidental, për çka edhe nga ana e prokurorit të shtetit është cilësuar ‘vdekje aksidentale’. Rasti është duke u hetuar”, ka theksuar Hashani. /indeksonline

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz