Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim i është përgjigjur thirrjes nga Qendra Operative dhe kërkesës nga Policia Rajonale e Gjilanit, për kërkimin e një personi të zhdukur nga fshati Llabjan i komunës së Novobërdës.
Siç thotë kjo shoqatë, personi i humbur është Shaban Isufi, e i cili raportohet se ka probleme mendore.
Postimi i plotë:
Njoftim
Pas thirrjes nga Qendra e Operative dhe kërkesës nga Policia Rajonale e Gjilanit, ekipet tona janë angazhuar në operacion kërkimi për personin e humbur Shaban Isufi nga fshati Llabjan, Komuna e Novobërdës, i cili raportohet se ka probleme mendore.
Në terren janë dislokuar njësitet e kërkim-shpëtimit, në bashkërendim me autoritetet lokale dhe Policinë e Kosovës.
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim po vazhdon operacionin në mënyrë të pandërprerë deri në gjetjen e personit të humbur.