back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeHumb jetën tragjikisht 22 vjeçari nga Deçani

Humb jetën tragjikisht 22 vjeçari nga Deçani

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Një 22 vjeqar nga komuna e Deçanit ka humbur jetën sot tragjikisht. I riu Eldon Kuqi ka vdekur si pasojë e plagëve që kishte marrë nga një lis i cili e kishte zënë përfundi.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 13:45 policia ka marrë informatën se një person është lënduar derisa ishte duke punuar në pyllin e Grykës së Deçanit. Me të marrë informatën policia dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku në orën 15:08 nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij”, ka thënë Rugova.

Për vdekjen e Eldon Kuqit ka shprehur ngushëllime edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetës së të riut 22 vjeqarë Eldon (Qazim) Kuqi nga Deçani. Shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kuqi, miqtë, shokët dhe farefisin. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen! Shpirti i tij u prehtë në paqe”, ka shkruar Ramosaj. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz