BallinaLajmeHumb jetën në moshë të re punëtorja e Radio Plusit

Humb jetën në moshë të re punëtorja e Radio Plusit

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Radio Plus ka njoftuar për vdekjen e punëtores së tyre, Donika Restelica.

“Donika ka qenë një person gjithmonë pozitiv, dhe ka ditur që përveç punës dhe angazhimit në Departamentin e Marketingut të tregohet e afërt me koleget dhe gjithmonë e gatshme për bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e mediumit.

Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura.

Njoftimi i plotë i tyre:

Me dhimbje të thellë e kemi pranuar lajmin për vdekjen e Donikës, e cila ishte një punëtore e përkushtuar dhe kolege e jashtëzakonshme. Kontributi në Radio Plus, i Donikës do të vlerësohet gjithnjë.

Donika ka qenë një person gjithmonë pozitiv, dhe ka ditur që përveç punës dhe angazhimit në Departamentin e Marketingut të tregohet e afërt me koleget dhe gjithmonë e gatshme për bashkëpunim.

Stafi i Radio Plusit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Donikës, dhe miqve e të afërmve të saj.

Donika Restelica, do të mbetet gjithmonë një ndër punëtorët që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Radio Plusit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz