back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundithttps://indeksonline.net/nura-limaj-e-meriton-voten-e-pdk-se-per-kryekuvendar/

https://indeksonline.net/nura-limaj-e-meriton-voten-e-pdk-se-per-kryekuvendar/

Të ngjajshme

Pas negociatave të gjata, ylli i muzikës Fedez dhe influencerja e famshme Chiara Ferragni kanë nënshkruar prishjn e martesës, e cila tashmë është paraqitur pranë Gjykatës së Milanos. Burime të afërta konfirmojnë se gjykata pritet të shpallë zyrtarisht divorcin pas gjashtë muajsh.

Fëmijët Leone dhe Vittoria do të kalojnë kohë të barabartë me të dy prindërit. Të dy prindërit janë dakord për kujdestarinë e përbashkët në përputhje me interesin e fëmijëve.

Fedez do të mbulojë shkollimin, kujdesin shëndetësor dhe aktivitetet sportive, në formën e një pensioni apo mbështetjeje të vazhdueshme.

Çifti bëri një marrëveshje edhe mënyrën e publikimit të imazheve dhe videove të fëmijëve, pra çdo postim do të kërkojë miratimin e dy prindërve.

Mediat italia­ne raportojnë se shpenzimet personale dhe ato profesionale ishin tashmë të ndara përpara nënshkrimit të marrëveshjes, duke e bërë këtë proces më të qetë dhe pa konflikte.

Kjo ndarje e çiftit “Ferragnez”, që përfaqeson një prej lidhjeve më të ndjekura në botën e influencës dhe medias, duket të jetë përmbyllur me një marrëveshje të përbashkët dhe pa konflik­te financiare që zakonisht shoqërojnë divorcet. Fokusi i tyre aktual është mirëqenia e fëmijëve dhe qetësia në jetë personale.

- Advertisement -

Të Fundit