back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaLajmeLAJMI I FUNDIT: Rrahet brutalisht Arbana Xharra (Foto)

LAJMI I FUNDIT: Rrahet brutalisht Arbana Xharra (Foto)

Të ngjajshme

E sapoaderuara në Partinë Demokratike të Kosovës, znj. Arbana Xharra është rrahur sonte brutalisht pas intervistës që e ka dhënë për televizionin Vizion Plus

Vlen të theksohet se Arbana Xharra pas aderimit të saj në Partinë Demokratike të Kosovës ka qenë cak i militantëve të partisë Vetëvendosje.

Ajo ka qenë e sulmuar vazhdimisht prej milintatëve të kësaj partie, të cilët kanë vazhduar sulmet verbale kundrejt saj.

Gazetarja dhe tani politikania e re e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra është rrahur sonte brutalisht në Tiranë.

Gazeta Express merr vesh se gazetarja Xharra është rrahur në një parking të Tiranës pas intervistës që e dha për televizionin Vizion Plus.

Xharra ishte e ftuar e Turijan Hyskajt dhe emisionit të tij Oktapod.

Ajo ka disa ditë që është bërë anëtarja më e re e partisë më të madhe në vend, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Pasi është rrahur brutalisht Xharrës i është dhënë ndihma e parë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. /GazetaExpress/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz