Sipas Hoxhajt gjithçka do të qartësohet muajin e ardhshëm ose në qershor.
“Besoj se gjithçka do të qartësohet në muajin qershor ndërsa a mund të udhëtojmë pa viza në dhjetor për Krishtlindje apo mund të udhëtojmë pa viza në janar është çështje jo shumë relevante”, ka thënë Hoxhaj në Pressing në T7.
“Fundi i vitit 2018 apo fillimi i vitit 2019 defakto qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza drejt Europës’, u shpreh Hoxhaj.



