BallinaLajmeHoxhaj takon përfaqësuesit e sindikatave të Shëndetësisë dhe Arsimit: PDK do të...

Hoxhaj takon përfaqësuesit e sindikatave të Shëndetësisë dhe Arsimit: PDK do të vazhdojë politikat konstruktive në të mirë të shtetit dhe qytetarëve

Të ngjajshme

Borë në Kroaci – pritet të bjerë edhe në disa vende të Ballkanit

Bora ka mbuluar disa pjesë të Kroacisë, dhe pritet...

Hysaj në dyshim për ndeshjen ndaj Polonisë?

Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm të keq para...

Bëhet xheloze për Selin? Kriset raporti mes Brikenës dhe Mateos

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë pasur një përplasje...

Kryetari në Detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj i shoqëruar nga sekretari Uran Ismaili dhe anëtari i kryesisë, Bedri Hamza, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Odës së Mjekëve dhe Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla, kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj kanë përgëzuar kryetarin në detyrë Enver Hoxhaj dhe Partinë Demokratike të Kosovës për konstruktivitetin politik, siç ishte rasti i fundit me votimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike.

Më tej, në këtë takim i cili ishte vetë kërkesë e këtyre sindikatave dhe profesionistëve, që të gjthë njëzëri kërkuan nga kryetari Hoxhaj që të vazhdojë politikat në të mirë të qytetarëve dhe shtetit edhe në proceset tjera në vazhdim – siç është votimi i Buxhetit.

Kryetari në Detyrë, Enver Hoxhaj ka falënderuar udhëheqësit e këtyre sindikatave dhe odave për vizitën dhe bashkëpunimin e tyre profesional që kanë pasur gjithmonë me PDK-në.

Me këtë rast, kryetari Hoxhaj ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, ashtu siç e ka dëshmuar historikisht, do të vazhdojë edhe më tej politikat konstruktive në të mirë të shtetit dhe qytetarëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz