BallinaLajmeHoxhaj: Shtatë shtete të BE-së vendosën veto kundër heqjes së sanksioneve ndaj...

Hoxhaj: Shtatë shtete të BE-së vendosën veto kundër heqjes së sanksioneve ndaj Kosovës

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka zbuluar detaje nga një ngjarje javën e kaluar, që nuk është bërë publike deri tani lidhur me përpjekjet për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.

Ai tha se javën e kaluar, në takimin e ambasadorëve të BE-së në Bruksel (Coreper), disa shtete të mëdha si Gjermania dhe Austria, bashkë me dy vende të tjera, kanë marrë iniciativën që të hiqen sanksionet ndaj Kosovës. Por procesi ka dështuar që në portë.

“Shtatë vende kanë vendos veton që mos të hiqen sanksionet. Ka dështu edhe që të hyjë në rend të ditës, që të votohet. Disa shtete. Jo një apo dy, por shtatë shtete të BE-së, kanë vendos veto në Bruksel që kjo të mos të ndodhë!”, ka treguar me shqetësim Hoxhaj. 

Ai theksoi se çështja madje nuk ka arritur as të futet në rend dite për votim, duke treguar sa i thellë është bllokimi diplomatik ndaj Kosovës.

Hoxhaj paralajmëroi se situata është shumë më serioze sesa po paraqitet publikisht.

“Kjo situatë tregon se sa dramatike është gjendja ndërkombëtare e Kosovës”, është shprehur ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz