back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeHoxhaj: Qeveria e dorëhequr ka rol vetëm kujdestar

Hoxhaj: Qeveria e dorëhequr ka rol vetëm kujdestar

Të ngjajshme

- Advertisement -

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se PDK-ja ka marrë pjesë në mbledhjen e sotme të qeverisë për të treguar se mandati i Ramush Haradinajt nuk është më i njëjti, që nga dorëheqja e tij nga posti i kryeministrit të vendit.

- Advertisement -

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se Qeveria mund të ketë vetëm rol kujdestar, por jo të marrë vendime për borde dhe shpronësime.

“Të dashur qytetarë, PDK-ja ka vendosur sot të marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë për hir të interesave të qytetarëve, që nuk i ikë përgjegjësisë por edhe për ta bërë të qartë se pas dorëheqjes së Kryeministrit të premten e shkuar, është krijuar një situatë e re politike dhe juridike. Kryeministri dhe qeveria e dorëhequr mund të kenë një rol kujdestarie por nuk mund të sjellë e merr vendime për emërime të anëtarëve të bordit, të shpronësojë prona apo të sillet njëjtë sikur para të premtes”, ka thënë Hoxhaj.

Numri dy i Partisë Demokratike theksoi se paqartësia e krijuar shkon në dëm të interesave të qytetarëve.

“PDK siguron të gjithë se paqartësia e krijuar nuk do të shkojë në dëm të interesave të qytetarëve dhe nuk do të lejojë të ketë vakuum e krizë qeverisëse. Kriza tani ka një adresë dhe një emër. Kosova ka institucionet dhe përvojën e duhur për të gjetur zgjidhje, ashtu sikurse edhe PDK-ja ka dëshmuar pjekuri, përgjegjësi dhe zotësi për t’i shërbyer vendit”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz