back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaLajmeHoxhaj: Osmani dhe Kurti kanë luajtur bixhoz me shtetin dhe penguar opozitën

Hoxhaj: Osmani dhe Kurti kanë luajtur bixhoz me shtetin dhe penguar opozitën

Të ngjajshme

Muriqi përfshihet në ekipin ideal të javës në La Liga

Vedat Muriqi e pati një fundjavë fantastike në nivelin...

Mjeku: Mosnënshkrimi i kontratës mund të çojë në shkyçje nga ujësjellësi

Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU “Prishtina”, Arjeta...

PDK respekton çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese

Dje, Gjykata Kushtetuese nxori vendimin për caktimin e masës...

Netanyahu: Fundi i regjimit iranian varet nga vullneti i iranianëve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se përmbysja e regjimit...

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kritikuar ata që mendojnë se konflikti politik mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit është në favor të opozitës.

Ai tha se të dy liderët kanë ardhur në pushtet në vitin 2021 në mënyrë të rrejshme dhe se veprimet e tyre kanë dëmtuar shtetin dhe institucionet e Kosovës, raporton lajmi.net

Në një video të postuar në profilin e tij në Facebook, Hoxhaj deklaroi se Osmani dhe Kurti kanë “luajtur bixhoz me interesat e shtetit, demokracinë, shoqërinë dhe mediat”.

Ai shtoi se të dy kanë penguar opozitën, duke i pamundësuar vitin e kaluar të propozojë kandidatin e saj për kryeministër dhe duke caktuar data të pafavorshme për zgjedhje.

“Armiku i armikut tim është miku im. Kështu mendonin romaket, kështu po mendojnë ende disa sot në Kosovë se armiqësia politike në mes të ish presidentes dhe ish-kryeministrit është në favor të opozitës. Këta të dy që rrejshëm erdhën në pushtet si një koalicion i shpresës u treguan se janë boshti i së keqes. Njëra goditke tjetrin që po luan bixhoz me interesat e shtetit të Kosovës. Në fakt që të dy kanë luajtuar bixhoz me shtetin, demokracinë, shoqërinë dhe mediat në Kosovës. Që të dy kanë goditur gjithashtu opozitën, duke ia pamundësuar gjithashtu vitin e kaluar që ta ushtron të drejtën për të pasur një kandidat për kryeministër apo duke caktuar edhe një datë të pafavorshme për zgjedhje”, ka thënë Hoxhaj./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz