back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeHoxhaj: Kurti dhe qeveria e tij për herë të parë e kanë...

Hoxhaj: Kurti dhe qeveria e tij për herë të parë e kanë tradhtu orientimin tonë pro-perëndimor

Të ngjajshme

Osmani porosit të mos harrohet Holokausti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare...

Ekstradohet nga Zvicra një pjesëtar i një grupi kriminal

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve...

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i pranishëm në Knesset derisa Edi Rama mban fjalim

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është duke...

Aktorja e njohur sfidon ligjin, var reçipetat në tabelën e Hollywood-it

Aktorja e njohur, Sydney Sweeney, mund të përballet me...

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, tha se kryeministri Kurti dhe qeveria e tij “për herë të parë e kanë tradhtu orientimin tonë pro-perëndimor”.

Ai tha se Qeveria Kurti i ka sjellë dëme kolosale politikës sonë të jashtme.

“Nëse ka pas ndonjë qeveri e cila i ka sjellë dëme kolosale politikës së Jashtme të vendit është Qeveria Kurti”, tha Hoxhaj në Pressing, transmeton Express.

Hoxhaj dha arsyet pse sot, sipas tij, Kosova nuk ka imazh pozitiv në botë.

“Z.Kurti dhe qeveria e tij për herë të parë e kanë tradhtu orientimin tonë pro-perëndimor. Duke përmbysë raportin tonë me Amerikën, duke shkatërru çdo gjë që është ndërtuar deri më tash, duke i ndërruar rolet mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova ka qenë personazhi më pozitiv, jo vetëm në Uashington, por kudo në Perëndim dhe Evropë, edhe në Kanada, e Japoni, e Australi ka qenë shembulli më i mirë i lirisë së një populli dhe në këto katër vitet e fundit ne i kemi ndërru pozicionin e figurave të shahut, ne i kemi marrë figurat e zeza, Serbia ka marrë figurat e bardha”, tha Hoxhaj në Pressing, transmeton Express.

Të Fundit

Sport

ShowBiz