back to top
Friday, March 6, 2026
BallinaLajmeHoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Të ngjajshme

Moti gjatë ditës së sotme me diell

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira...

Ambasadorët e QUINT-it në Qeveri

Pas zhvillimeve me çështjen e presidentit, ambasadorët e QUNIT-it...

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte sugjeruar se PDK udhëhiqet nga figura të tjera jashtë partisë.

Hoxhaj theksoi se qytetarët e dinë se PDK-ja udhëhiqet nga kryetari aktual, Bedri Hamza, dhe se në këto zgjedhje duhet të ballafaqohen me ide dhe jo me rrena. Ai gjithashtu komentoi situatën e ish-udhëheqësve Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, duke shprehur shpresën se pranvera do të sjellë drejtësi për Kosovën.

“Kryetari i PDK-së është Bedri Hamza dhe nuk është hera e parë që Kurti në fushatë bën deklarata të tilla për ndonjë subjekt politik, se kush merr vendime në PDK dhe çfarë është PDK-ja e dinë qytetarët tanë. Prandaj ne e ftojmë Kurtin që në këto zgjedhje të ballafaqohemi me ide, dhe jo me kësi rrena. Hashim Thaçi e Kadri Veseli janë në Hagë dhe shpresojmë që pranvera t’i sjellë në Kosovë. Ndërsa në këto 5 vitet e fundit është parë se kryesia e PDK-së dhe forumet e partisë kanë punuar si duhet,” tha Hoxhaj në RTV21.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz