back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeHoxhaj: Gërvalla kryegafa e Qeverisë Kurti, i humbi Kosovës shumë mundësi për...

Hoxhaj: Gërvalla kryegafa e Qeverisë Kurti, i humbi Kosovës shumë mundësi për njohje – 2026 pritet vit i vështirë

Të ngjajshme

Mbi 38 mijë lodra ndalohen në doganë, Inspektorati: Nuk i përmbushnin standardet e sigurisë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka zhvilluar një...

Tayna i del në mbështetje Gjestit

Pas zhvillimeve të fundit që lidhen me paraburgimin e...

PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe po cenon sovranitetin e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shprehur shqetësim të...

Mbyllen pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës, rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e...

Pesë vjet ishte në krye të diplomacisë kosovare e gjatë mandatit të tij, rreth 70 shtete e njohën Pavarësinë e Kosovës.

Ish-kryediplomati Enver Hoxhaj është i pakënaqur me punën e Donika Gërvallës, e cila në këtë pozitë erdhi disa vite më vonë.

Që nga ardhja në pushtet e Albin Kurtit dhe emërimit të Gërvallës në krye të diplomacisë, Hoxhaj thotë se Republika e Kosovës nuk ka pasur fare politikë të jashtme, raporton Kiks Kosova.

Momentalisht, ai pohon se diplomacia kosovare ka rënë në nadir nga injorimin që thotë se i është bërë nga Qeveria Kurti.

Ish-kryediplomati vlerëson se gjatë 2025-ës, po sikur të shfrytëzonte momentumin, Kosova ka mundur të arrinte edhe njohjen e 7 vendeve.

Injorimi i mundësive për njohje të reja, e mosanëtarësimi i shtetit të Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare, Hoxhaj pohon se janë dështimet më të mëdha që ka pësuar politika e jashtme e Kosovës gjatë viteve të fundit.

Vetë emërimin e Gërvallës në krye të diplomacisë, Hoxhaj e cilëson si kryegafë të kësaj qeverie. E përgjegjës pohon se është kryeministri në detyrë Albin Kurti për të cilin thotë se e ka larguar politikën e jashtme nga lista e prioriteteve, duke e kthyer në një çështje të brendshme.

Mangësia e diplomacisë kosovare ai thotë se nis nga mungesa e stafit në ambasada, e pastaj edhe nga mungesa e ambasadave në disa vende.

E kjo, sipas tij, shpërfaq paaftësinë e kryediplomates në detyrë për të kuptuar rolin e diplomatëve dhe konsujve.

Hoxhaj paralajmëron se vitii 2026 do të jetë viti më i vështirë në politikën e jashtme, prandaj thotë se është detyrë e qeverisë së ardshme që ta rikthejë diplomacinë në mesin e çështjeve primare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz