back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeHoxhaj: Dy nxënëse të vetëvrara, e treta pas zhdukjes falë Zotit gjendet...

Hoxhaj: Dy nxënëse të vetëvrara, e treta pas zhdukjes falë Zotit gjendet e gjallë

Të ngjajshme

Imami i xhamisë në Poslishtë të Prizrenit, Kurtish Hoxhaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se është gjetur vajza për të cilën është dyshuar se ka tentuar të vetëvritet.

Ja postimi i plot i Hoxhajt:

“Çfarë është duke ndodh me arsimin në Prizren?

Ngjarjet tragjike nuk kanë të ndalur njëra pas tjetrës në Shkollën e Mesme të Mjekësisë. 
Dy nxënëse të vetëvrara, e treta pas zhdukjes Falë Zotit gjendet e gjallë por me tretman të psikologut. Urgjent kërkohet një hetim nga organet kompetente, dikush duhet të japë llogari…!?

Faktori kyç:

Mungesa e Edukatës Fetare.
Vazhdoni të refuzoni Lëndën e Edukatës Fetare nëpër shkolla…”

Ndryshe, Prizreni është tronditur në dy javët e fundit nga dy ngjarje të rënda. Dy vajza të reja janë vetëvrarë në dy javët e fundit për arsye deri më tani të panjohura.

Tragjedia e parë ndodhi në natën e 8 majit rreth orës 1:00 të natës. Një vajzë e moshës së re ishte hedhur nga kati i pestë i banesës për t’i dhënë fund jetës.

Tragjedia e dytë ndodhi në orët e para të ditës së sotme. Një vajzë është hedhur nga kati i tetë i banesës duke mbetur pa shenja jete.

Mësohet se që të dy viktimat kanë qenë shoqe të klasës. Madje, persona të afërt me të dy shoqet thonë në burime anonimiteti se vetëvrasja e sotme mund të ketë ndërlidhje me ngjarjen e parë tragjike.

Ngjarjet shkaktuan reagime masive ne opinion, me dhjetëra profesor dhe figura  publike reaguan ne lidhje me raste. /Gazetaere.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz