Këshilltar i U.D. Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Fadil Hoxha, ka ngritur alarmin për atë që ai e quan një goditje të rëndë dhe të padrejtë financiare ndaj transmetuesit publik.
Përmes një reagimi, Hoxha ka akuzuar Thesarin e Shtetit për ndaljen e rreth 100 mijë eurove në emër të kamatës për një kredi emergjente.
“Sot ka ndodhë një padrejtësi ndaj RTK-së që s’duhet me kalu pa u fol per të, madje duhet me u fol gjatë,” e nis reagimin e tij Hoxha.
Sipas Hoxhës, RTK-ja vitin e kaluar “u detyru me marrë kredi prej Qeverisë (2.5 milion euro), jo me qef, por se nuk kishte zgjidhje tjetër, ose me u mbyll, ose me marr kredinë”. Ai thotë se, pas miratimit të buxhetit për periudhën janar–qershor 2026, “Thesari i Shtetit jo vetëm që i ka ndalë 2.5 milionë euro të kredise, por i ka marrë edhe rreth 100 mijë euro më shumë ne emer te kamatës”.
Hoxha e cilëson këtë veprim thellësisht absurd.