Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha thotë se në këto ditë të lavdishme të UÇK-së rikujtojmë vlerat që barti me vete familja e Jasharëve.
“Në Ditët e Epopesë së lavdishme të UÇK-së, në këto ditë të lavdisë dhe krenarisë sonë, rikujtojmë vlerat që barti me vete kjo sakrificë e Jasharëve dhe Komandantit legjendar Adem Jashari, akt madhor që i dha rrugë të pakthyeshme lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë brenda shteteve të lira e demokratike. Sot, më shumë se kurrë po punojmë për fuqizimin e sundimit të ligjit, me përkushtimin më të thellë duke i kontribuar proceseve dhe synimeve tona euro-integruese. Lavdi e përjetshme Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e saj në Facebook.