BallinaLajmeHoxha pret në takim zv/komandantin e KFOR-it, u diskutuan tema që kanë...

Hoxha pret në takim zv/komandantin e KFOR-it, u diskutuan tema që kanë të bëjnë me sigurinë e Kosovës

Të ngjajshme

Kosova ‘pushton’ mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në fokus

Kosova është një nga tetë kombëtaret që kanë arritur...

Hajnat vodhën paratë e arkës në Ferizaj

Një vjedhje e rëndë u raportua të ketë ndodhur...

Gjatë ditës së sotme, Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, koloneli Gazmend Hoxha, priti në takim zv/komandantin e KFOR-it gjeneral brigade, Federico Collina.

Sipas një komunikate të bërë në faqen zyrtare të policisë në Facebook,bëhet e ditur se në takim u diskutuan tema të ndryshme që lidhen me sigurinë në Republikën e Kosovës.

“Sot, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend HOXHA me bashkëpunëtorë, priti në takim njoftues zv/komandantin e KFOR-it, gjeneral brigade Federico COLLINA. Në takim u diskutuan tema të ndryshme që lidhen me sigurinë në Republikën e Kosovës. Dy palët u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejmë me qëllim të ofrimit të një ambienti më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz