back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaRegjionaleDrenasHoxha nga Drenica: Kisha në Llapushnik është "Objekt fesati"

Hoxha nga Drenica: Kisha në Llapushnik është “Objekt fesati”

Të ngjajshme

Kosova nikoqire e javës së CEFTA-s, kjo është agjenda

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me...

Ish-ministri Latifi merr një detyrë të re në Universitetin e Prishtinës

Ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është zgjedhur drejtor i...

Rubio thotë se ka disa përparime në bisedimet me Rusinë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se...

Linjat e transportit publik i kthehen qarkullimit, zgjidhet problemi në mes tyre dhe institucioneve

Prishtina, mëngjesin e së mërkurës u kthye në normalitetin...

Shkruan: Hoxhë Osman Musliu ///

Gjithçka që po shohim në Llapushnik i kam vetëm dy fjalë. Një thënje arabe thotë: ” E keqja vjen nga dera e hajrit-mirësisë” Kur njerëzit i kuptojnë dyert e të keqës nga ju sjell djalli fatkeqësi ai e ndryshon derën dhe fatkeqësitë njerëzve ua sjell nëpërmjet dyerve te mirësisë, humanitetit, xhamisë, kishës dhe bamirësisë. Ngase siç e kam thënë shpesh se veprat më të liga bëhen ne emër të veprave më humane. Për këtë arsye njerëzimi duhet te jetë shumë i ndërgjegjësuar sidomos shqiptarët e Kosovës duhet te jenë shumë vigjilent dhe syhapur, sepse djajtë e MOQEM komunist po paraqiten në kostumin e ri, atë FETAR.

Ata të cilët deri dje ishin shpiun e KOS-it, UDB-ash e komunistë të përbetuar sot po ndërtojnë xhamia e kisha vend e pa vend, po shesin e blejnë ne emër te fesë, me pas mundësi jo krejt mahallen dhe katundin por krejt Kosovën dhe shqiptarinë. Ata të cilët Zot e kanë paranë e jo Krijuesin, nuk kanë mundësi të ndërtojnë “Shpija të Zotit”. E vetmja gjë që bëjnë është të ndërtojnë objekte përparëse që më vone do ua shohim sherrin. Edhe një gjë dua ta them për vëllezërit e mi të krishter, se unë do marr pjesë në hapjen dhe urimin e secilës kishë e cila ndërtohet nga vëllezërit tanë të Krishterë me kënaqësinë më të madhe, por edhe do të vazhdoj ti kundërshtoj kishat që ndërtohen për interesa politike e përçarje në mes popullit shqiptar siç është objekti në Llapushnik derisa të jem gjallë . Një thënje te ngjashme shpesh e kemi dëgjuar nga pleqt tane : “O Drenas ty te mbuloje tymi pot sundojnë ,K…. e A……”!? “Ah Kosove ty te mbuloj flake po te sundojnë, M… e K…”!?Vesselam Hoxhë Osman Musliu

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz