back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaRegjionaleDrenasHoxha i Drenasit e quan qesharake deklaratën e Parim Ollurit

Hoxha i Drenasit e quan qesharake deklaratën e Parim Ollurit

Të ngjajshme

Dardan Krivaqa në Supreme: Kërkoj falje, isha nën ndikim të narkotikëve

Në Gjykatën Supreme sot po zhvillohet një seancë gjyqësorë,...

Beleg e Kodrali, “Doku” me numër 5 është aty

Arbër Tolaj po vazhdon fushatën intensifikuese kudo në Dukagjin...

17-shi i LDK-së përshëndet qytetarët: Mirëmëngjesi Prishtinë

Kandidati i LDK-së për deputet, Armend Zemaj po e...

Si e sinjalizoi me prekje hunde nisjen e “aksionit” Naim Murseli, Granit Plavën

Prokuroria po vazhdon të prezantojë provat për rastin e...
- Advertisement -

Hoxha Osman Musliu ka reaguar ndaj një deklarate të gazetarit Parim Olluri që është sulmuar ditë më parë në Prishtinë.

Olluri pas sulmit ka thënë për Klan Kosova, se hoxha Mulsiu ka shumë ndjekës dhe xhematlinjë nëpër rrejte sociale dhe se një postim i Musliut ka qenë një thirrje për arsyetim të dhunës.

“Ajo që më shtyu të shkruaj apo reagoi në këtë shkrim ishte deklarata qesharake e gazetarit Parim Olluri kinse është ndier i rrezikuar nga ndjekësit dhe dashamirët e mi . Shfrytëzoj rastin publikisht ti them edhe Parim Ollurit dhe të gjithë Parim Ollurave dhe gjithë atyre që frikësohen nga ndjekësit e mi, se do jetoni 100 vjet dhe nuk do ju gjen asgjë e keqe nga unë dhe dashamirët e mi. Por ruajeni vetën nga te bëmat e juaja se s’ka kush ju mbron”, shkruan Musliu në një reagim që e ka dërguar në redaksinë e Klan Kosova.

Olluri para se të sulmohej kishte bërë një shkrim të titulluar, “Nëse Adem Jashari do të ishte gjallë dhe do të ishte milioner i korruptuar”.

Më pas kishin rrjedh shumë reagime ndaj tij për shkrimin e bërë. Një prej tyre ishte edhe imami nga Drenasi, Musliu, njofton Klan Kosova.

Musliu kishte shkruar: “Ju gazetarë luftone: krimin, hajnin, sekserizmin që është mbjell në këtë Republikë,por jo dëshmoret e në veçanti Adem, Hamëz dhe babë Shaban Jasharin me familjen e tij që është vet liria jonë.!”.

Ky është teskti i plotë i dërguar nga hoxhë Osman Musliu:

“Un jam Mulla Osmani, një hoxhë i thjeshtë që e bëj punën time mendoj si duhet. Si qytetar i Kosovës i ndjekë me vëmendje rrjedhat shoqërore brenda kombit dhe shtetit tim; por nuk e harroi dhe i përcjelli me vëmendje ndodhitë në botën Islame dhe botën religjioze sepse jam Musliman dhe interesohem për liritë e besimit në botë. Mendimet e mia i shprehi publikisht në kontakte me njerëz, në media si dhe në rrjetet sociale siç është  FB. Ata që më ndjekin dhe lexojnë her më shajnë e her më lavdërojnë varësisht a pëlqehet me shijen apo bindjet e tyre. Disa prej tyre të manipuluar dhe të paguar me pas mundësi edhe do më likuidonin. Ëdhtë e vërtetë që kam numër të madhë ndjekësish dashamirë e kritikues. Por nuk kam pas vete grup kriminelësh, banditësh apo njerëz qe unë ua kam larë trurin dhe i përdori për qëllime personale, për mbrojtjen time apo për hakmarrje ndaj kritikuesve të mi . Ajo që më shtyu të shkruaj apo reagoi në këtë shkrim ishte deklarata qesharake e gazetarit Parim Olluri kinse është ndier i rrezikuar nga ndjekësit dhe dashamirët e mi . Shfrytëzoj rastin publikisht ti them edhe Parim Ollurit dhe të gjithë  Parim Ollurave  dhe gjithë atyre që frikësohen nga ndjekësit e mi, se do jetoni 100 vjet dhe nuk do ju gjen asgjë e keqe nga unë dhe dashamirët e mi. Por ruajeni vetën nga te bëmat e juaja se ska kush ju mbron

Me Selam Mulla Osmani”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz