back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeHovenier flet për zgjedhjet: VV nuk mori votat e mjaftueshme për të...

Hovenier flet për zgjedhjet: VV nuk mori votat e mjaftueshme për të qeverisur vet, PDK dhe LDK kanë rritje

Të ngjajshme

Latte i vlefshëm sa një Bitcoin: Si ta blesh këtë pije përmes satoshive

Bitcoini nuk ka pse të jetë “gjithçka ose asgjë”....

Simon Jordan paralajmëron Chelsean për ndëshkim pas 74 akuzave

Chelsea është përballur me 74 akuza nga Federata e...

Policia sekuestron pesë thasë drogë në Mirditë, shpallen në kërkim tre persona

Policia në Shqipëri ka sekuestruar pesë thasë me të...

KFOR-i vendos shenja të reja sinjalizuese përgjatë kufijve të Kosovës

Ushtarët e KFOR-it po vazhdojnë të instalojnë shenja të...

Jeffrey Hovenier, ish-ambasadori ShBA-së në Kosovë, ka folur për zgjedhjet e fundit që u mbajtën në Kosovë dhe rezultatet e mundshme.

Ai ka theksuar këto zgjedhje thanë shumë për qytetarët e Kosovës, duke cekur se Lëvizja Vetëvendosje nuk i mori votat e mjaftueshme për të qeverisur vet, dhe se PDK-ja e LDK-ja patën sërish besimin e kosovarëve me një rritje të numrit të votave.

“Mendoj se shumë njerëz janë duke e pyetur veten se si t’i kuptojnë më mirë këto rezultate, poashtu mendoj se shumë gjëra kanë dalë. Njëra është se Kosova mbetet sërish një shtet me një spektër të zgjeruar të mendimeve për çështje kyçe politike.  E dimë që kryeministri Albin Kurti ka marrë numrin më të lartë të votave, por nuk ka marrë numrin e duhur të votave për të formuar qeverinë vet”.

“Por një pikë tjetër që dua ta them është që partitë e tjera që ishin në qeveri më herët, ende kanë mbështetje nga qytetarët, PDK-ja mori rezultat më të mirë, edhe LDK-ja të dyja janë pothuajse në rezultat deri në 20 për qind. Kjo gjithashtu thotë se ka shumë njerëz në Kosovë që janë duke shikuar edhe në këto parti që të udhëheqin, edhe për të vazhduar me më të mirën përpara. Çka është e qartë, është se vendi nuk ka një vizion të qartë, se kush e ka qasjen më të mirë që të adresojë çështjet kryesore të Kosovës”, ka thënë Hovenier. /Klankosova.tv

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz