back to top
Monday, August 25, 2025
BallinaLajmeHoti: Ua ndalën rrogat, tani edhe po i censurojnë gazetarët e RTK-së...

Hoti: Ua ndalën rrogat, tani edhe po i censurojnë gazetarët e RTK-së që kritikojnë pushtetin

Të ngjajshme

Teuta Selimi fotografohet në bikini, shfaq linjat trupore në formë

Tetua Selimi është një nga këngëtaret me të dashura...

AAK publikon listën për asamble në Kamenicë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar...

Berisha: VV-ja po del me propozime, por nuk e kanë qëllimin e mirë

Veton Berisha, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia...

Arabia Saudite insiston që të paguajë 130 milionë euro për Viniciusin

Real Madrid doli fituese në vizitën e saj të...

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria në detyrë e drejtuar nga Albin Kurti më parë të gjithë punonjësit e Radio Televizionit të Kosovës i kishte lënë pa rroga, e tani gazetarët e këtij mediumi publik, sipas tij, po censurohen.

Në një postim në Facebook, Hoti pohoi se janë duke u penguar të kryejnë punën e tyre gazetarët që e kritikojnë pushtetin.

“Krejt stafin e RTK-së e lënë pa rroga, edhe pse e dinë se kjo situatë zgjidhet sipas praktikave të mëparshme, pa u dëmtuar asnjë cent i buxhetit nga ajo që është planifikuar për RTK-në me ligj të buxhetit. Tash i censurojnë gazetarët që e kritikojnë pushtetin, ndërkaq i favorizojnë ata që i miklojnë ministrat në intervista”.

“Kjo qasje është e papranueshme, është kundër parimeve të funksionimit të mediumit publik të pavarur. Kjo qasje zbatohet në mediumet publike të regjimeve jodemokratike. Ata zyrtarë të lartë të RTK-së, që po i marrin këto vendime të marra, e dinë se po bëjnë shkelje ligjore. Çfarë zori kanë që lejojnë të instrumentalizohen në këtë mënyrë nga pushteti, do ta marrim vesh me kohë”, potencoi Hoti.

I njëjti deklaroi se ligjit nuk do t’i shpëtojë askush, siç tha ai, lista është bërë e gjatë e atyre që do të mbajnë përgjegjësi për këto shkelje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz