back to top
Friday, March 6, 2026
BallinaLajmeHoti për Osmanin: Po të kandidohej nga shefi i saj, ajo dhe...

Hoti për Osmanin: Po të kandidohej nga shefi i saj, ajo dhe as këta s’do ta kishin problem që presidenti nuk zgjidhet nga populli

Të ngjajshme

Haxhiu thotë se seanca për Presidentit mund të vazhdojë nëse plotësohen kushtet

Është ndërprerë seanca për zgjedhjen e Presidentit të vendit,...

Ylli me fitore në Prishtinë

Golden Eagle Ylli shënoi fitore si mysafir në Prishtinë,...

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, vlerësoi se presidentja Osmani me amendamentet për presidentin, bëri “një përpjekje dëshpëruese dhe komike për të ndryshuar rregullat e lojës brenda orësh, vetëm për interesa personale”.

Sipas tij, nëse Osmani do “kandidohej nga shefi i saj as ajo dhe as këta nuk do ta kishin problem që presidenti nuk zgjidhet nga populli”.

Reagimi i tij i plotë:

Në ditën e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, kur u pa qartë se nuk mund të vazhdojë më në atë zyrë, vendos të sfidojë institucionet duke proceduar amendamente në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit. Një përpjekje dëshpëruese dhe komike për të ndryshuar rregullat e lojës brenda orësh, vetëm për interesa personale.

Kjo nuk është reformë kushtetuese. Kjo është marrëzi politike.

Ironia është se po të ishte kandiduar nga shefi i saj, as ajo dhe as këta të tjerët nuk do ta kishin problem faktin që presidenti nuk zgjidhet nga populli. Atëherë Kushtetuta do të ishte “në rregull”, procedurat do të respektoheshin dhe askujt nuk do t’i shkonte mendja të improvizonte ndryshime kushtetuese brenda natës.

Kur Kushtetuta fillon të trajtohet si mjet për interesa të ngushta politike, atëherë problemi nuk është tek mënyra e zgjedhjes së presidentit, por tek mentaliteti i atyre që pushtetin e shohin si pronë personale.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz