back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeHoti për ndërprerjen e dialogut strategjik: Zilja ra sërish, shumë fuqishëm –...

Hoti për ndërprerjen e dialogut strategjik: Zilja ra sërish, shumë fuqishëm – Osmani në vazhdimësi zgjidhte heshtjen ose radhitej pas Kurtit

Të ngjajshme

Një penallti e humb, një e shënon / Korenica bën gol në Rumani

Skuadra e Clujit është duke luajtur ndaj Metaloglobus Bucharest,...

Sami Lushtaku: Lista Serbe dhe Nenad Rashiq s’kanë asnjë dallim

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt dhe njëherit kandidati për...

Yllka Kuqi 42, por ende me shkëlqim si të ishte 22 (Foto)

Këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi, këtë verë ka pasur...

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vendimit të SHBA-së për ndërprerjen e dialogut strategjik me Kosovën, duke e cilësuar këtë si një goditje të rëndë me pasoja afatgjata për vendin.

Sipas tij, ky zhvillim është rezultat i kursit të gabuar politik që ka ndjekur Qeveria Kurti dhe heshtjes së Presidentes Osmani në momente vendimtare, transmeton lajmi.net.

“Goditja që mori dje shteti i Kosovës nga ndërprerja e dialogut strategjik Kosovë-SHBA do të ketë pasoja afatgjata nëse nuk ndryshon kursi i zhvillimeve politike”, ka shkruar Hoti.

Ai kujton se Kosova tashmë ndodhet edhe nën masa financiare të Bashkimit Evropian për më shumë se dy vjet, çka e përkeqëson edhe më shumë situatën.

Sipas tij, ky vendim i SHBA-së do të ishte i shmangshëm nëse Presidentja Osmani do të kishte marrë përgjegjësitë e saj kushtetuese.

“Në vend të kryerjes së obligimit të saj kushtetues, Osmani në vazhdimësi zgjidhte heshtjen ose radhitej pas Kurtit,” thekson ai, duke e akuzuar për mungesë veprimi në mbrojtje të institucioneve dhe aktorëve të pavarur në vend.

Hoti e cilëson vendimin amerikan si një “zile alarmi” për të gjithë ata që bartin përgjegjësi institucionale apo politike, duke rikujtuar edhe momentin e ngjashëm në fillim të vitit 2020, kur siç thotë ai, LDK-ja zgjodhi partneritetin me SHBA-në përpara pushtetit.

“Zilja ra sërish dhe shumë fuqishëm. Nesër, kur mund të bëhet vonë, askush nuk mund të thotë se nuk u zgjua,” përfundon ai./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz