back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeHoti për letrën e BE-së drejtuar Kurtit: Aleatët kanë rezerva për legjitimitetin...

Hoti për letrën e BE-së drejtuar Kurtit: Aleatët kanë rezerva për legjitimitetin e Qeverisë – Nga Zyra e Osmanit nuk guxon kush të nxjerrë zë

Të ngjajshme

Bedri Hamza: Ekipi është gati, rruga jonë është përpara

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza...

“Farë e flliqtë”/ Fjolla Morina shpërthen keq ndaj banorëve të BBVK-së

Fjolla Morina ka shpërthyer ndaj disa banorëve të cilët...

Kur është koha më e mirë të shkoni në palestër

Përgjithësisht kemi dëgjuar se orari më i mirë për...
- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas publikimit nga mediat të një letre të Bashkimit Evropian, sipas së cilës, ambasadorë dhe përfaqësues të lartë ndërkombëtarë “nuk do të takohen në ambientet e Qeverisë së Kosovës” deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë.

Ai cilësoi situatën si “të tmerrshme” dhe shprehu shqetësim për rrezikun që po i kanoset institucionalizimit dhe besueshmërisë së vendit.

- Advertisement -

Hoti tha: “Aleatët kanë rezerva për legjitimitetin e Qeverisë së Kosovës dhe vendosin të mos u shkojnë në zyrë asnjë anëtari të Qeverisë”, transmeton lajmi.net

Ai akuzoi udhëheqjen aktuale se përparësi i jep interesave elektorale momentale në vend të atyre shtetërore: “Kur kemi lidership që interesohet vetëm për interesa elektorale momentale, e jo për interesa shtetërore.”

Gjithashtu theksoi shqetësimin për heshtjen e Presidencës: “Nga Zyra e Presidentit nuk guxon kush të nxjerrë zë, pavarësisht detyrimit kushtetues që ka kjo zyrë për të siguruar funksionimin kushtetues të institucioneve”.

Postimi i plotë:

Kjo situatë është e tmerrshme.
Aleatët kanë rezerva për legjitimitetin e Qeverisë së Kosovës dhe vendosin të mos u shkojnë në zyrë asnjë anëtari të Qeverisë.
Kjo ndodh kur kemi lidership që interesohet vetëm për interesa elektorale momentale, e jo për interesa shtetërore.
Kështu shkatërrohet besimi i aleatëve në institucionet shtetërore të Kosovës.
Nga Zyra e Presidentit nuk guxon kush të nxjerrë zë, pavarësisht detyrimit kushtetues që ka kjo zyrë për të siguruar funksionimin kushtetues të institucioneve./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz