back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeHoti: Nuk ka pasur ndryshim në pikën ku flitet për Ujmanin, ndryshimi...

Hoti: Nuk ka pasur ndryshim në pikën ku flitet për Ujmanin, ndryshimi ka qenë te marrëveshja me Izraelin

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ka asnjë pikë në marrëveshjen e Uashingtonit, që e cenon integritetin territorial të vendit tonë, teksa shtoi se finalja e dialogut, do të jetë njohja reciproke me Serbinë.

Në një intervistë për RTV Dukagjinin, të parën prej që u nënshkrua marrëveshja, kryeministri, po ashtu ka thënë se nuk ka pasur ndryshim në pikën ku flitet për Ujmanin, teksa përmendi se në cilën pikë kishte ndodhë ndryshimi.

“Nuk ka pas asnjë ndryshim për marrëveshjen. I vetmi ndryshim, ka qenë marrëveshja për Izraelin”, tha Hoti, teksa këtë njohje e cilësoi si të jashtëzakonshme.

Duke folur për mini-shengenin, kryeministri Hoti, që dikur e kishte kundërshtuar, tha se atij i është kërkuar nga Shtëpia e Bardhë, që Kosova të bëhet pjesë e kësaj iniciative.

Ai, ka replikuar edhe me kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmanin, pasi që kjo e fundit akuzoi delegacionin se tjetër gjë premtoi, e tjetër solli, dhe se shkeli Kushtetutën.

“Jo absolutisht. Kushdo që e interpreton është gabim. Ajo e ka plotësisht e ka gabim, siç e ka pas gabim shumë herë”, tha Hoti. /RTV Dukagjini/ Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz