back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeHoti: Nesër në Bruksel me Serbinë flasim për njohje reciproke

Hoti: Nesër në Bruksel me Serbinë flasim për njohje reciproke

Të ngjajshme

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nesër në takimin me Serbinë në Bruksel do të flitet për njohje reciproke.

Tutje, Hoti shtoj se marrëveshja arrihet vetëm atëherë kur përmbyllet me njohje reciproke, transmeton Indeksonline.

Kryeministri Hoti shtoj se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, stabilitet dhe zhvillim dhe integrim euro-atlantik në të gjithë regjionin.

Postimi i plotë i Avdullah Hoti:

Bazuar në zotimet që i kemi dhënë në Samitin e Parisit më 10 korrik 2020, si dhe mbështetjen që kemi marrë nga Presidenti Makron dhe Kancelarja Merkel, të hënën në Bruksel e takojmë palën serbe për të dialoguar për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja arrihet vetëm atëherë kur përmbyllet me njohje reciproke. Nuk do të ketë marrëveshje të ndërmjetme, parciale apo kreative që nuk e zgjidh problemin përgjithmonë. Do të ketë vetëm marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, që është sistematike dhe ku përfshihen të gjitha çështjet që duhet të adresohen në mes të dy vendeve të pavarura duke u bazuar në konventat, standardet dhe praktikën ndërkombëtare të rregullimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve të pavarura.

Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, stabilitet, zhvillim dhe integrim euro-atlantik të të gjithë regjionit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz