Hoti: Nëse nuk vaksinohemi, në shtator mësimi nuk fillon, ekonomia mbyllet…
03

Lexo edheIKSHPK: Nëse nuk vaksinoheni mund të shtohen rastet e reja me COVID-19 dhe vdekjet

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë thirrje për vaksinim, transmeton “Indeksonline”.
Nëse, kjo nuk ndodh, sipas tij, në shtator mësimi nuk fillon me orar të rregullt, ekonomia mbyllet dhe të gjithë pësojmë.
Postimi i plotë i ish kryeministrit Hoti:
Lutje për të gjithë për vaksinim.

Lexo edheIKSHPK: Nëse nuk vaksinoheni mund të shtohen rastet e reja me COVID-19 dhe vdekjet
Përndryshe, në shtator mësimi nuk fillon me orar të rregullt, ekonomia mbyllet dhe të gjithë pësojmë.
Ajo që është më e dhimbshme, në spitale mund të kthehen pamjet me pacientë të shumtë që luftojnë për jetë, me mjekë e infermierë të stërmunduar për të shpëtuar jetë, me shifra ditore të frikshme nga IKShP për rastet e reja dhe rastet me fatalitet.