BallinaLajmeHoti me vete në Bruksel e merr edhe njerin e Haradinajt

Hoti me vete në Bruksel e merr edhe njerin e Haradinajt

Të ngjajshme

Alban Lumi në “Favorit” e jep lajmin ekskluziv për Ligën e Parë

Analisti i emisioni sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7.62mm, Maqedonci: Hap historik për sigurinë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar...

Arrestohet një 23 vjeçar në Skenderaj, iu gjet në makinë marihuanë

Policia e Kosovës në Skenderaj, sot rreth orës 18:30...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në Bruksel do të udhëtojë bashkë me zëvendësin e tij në qeveri, Besnik Tahirin.

Ky i fundit e ka konfirmuar këtë me anë të një postimi në Tëitter, teksa ka thënë se sot do ta kenë një “ditë të zënë”, shkruan lajmi.net.

Tahiri ka treguar se sot do të kenë takime në Parlamentin Evropian me presidentin e saj dhe zyrtarë të tjerë, teksa më vonë do ta kenë edhe një prezentim.

“Sot bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti do ta kemi një ditë të zënë në Bruksel me takime në grupin e miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian të organizuar nga Lukas Mandl nga EPP. Do të takohemi me Davidd Sassolin, president i Parlamentit Evropian, teksa më vonë do të kemi një prezenim të udhëhequr nga David Mcallister”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, gjatë ditëve të fundit ka pasur mjaftë mospajtime mes AAK-së dhe LDK-së, me partinë e Haradinajt që ka akuzuar kryeministrin Hoti për lënie anash dhe mos-transparencë për takimet e zhvilluara në Bruksel.

Madje, AAK nuk e ka mohuar as daljen e mundshme nga koalicioni.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz