BallinaLajmeHoti, Lushtakut: Gjeneral, mund të na duhet përvoja juaj e luftës!

Hoti, Lushtakut: Gjeneral, mund të na duhet përvoja juaj e luftës!

Të ngjajshme

Zyrtarët: SHBA-ja do të dërgojnë mijëra trupa shtesë në Lindjen e Mesme

Ushtria e Shteteve të Bashkuara do të dislokojë mijëra...

Rama mbjell lule bashkë më fëmijët e kryeqytetit në ditën e parë të pranverës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbjellë lule në...

Dy nga tre kosovarët që vdiqën tragjikisht në Vjenë varrosen sot

Pajtim Bajrami dhe Asllan Musliu, dy nga tre shtetasit...

Shqipëria e publikon listën për play-offin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të...

Forcat izraelite përplasen me Hezbollahun në jug të Libanit, vriten katër persona

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se janë...

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, sot ka pritur në takim Gjeneralin Sami Lushtaku dhe deputeten Ganimete Musliu.

Hoti ka shpalosur Programin Nacional për Rininë para Lushtakut dhe Musliut duke thënë se me këtë program nxënësi dhe studenti janë vendosur në krye të agjendës, transmeton Klan Kosova.

Ndërkaq këta të fundit e kanë përgëzuar Hotin për punën e tij duke thënë se një program i tillë ka qenë më se i nevojshëm.

“Nuk ka asgjë më të shtrenjtë se investimi për arsim dhe rini. Ky program do ta ketë mbështetjen time dhe mos më kurseni sepse do të ju përkrah me aq sa kam mundësi”, ka thënë Lushtaku.

Ndërsa Hoti e ka falendëruar Lushtakun për kontributin e tij dhe të familjes së tij që kanë dhënë për atdheun dhe lirinë.

“Duke marrë parasysh nga ajo çfarë po vjen prej Serbisë, Kosova mund ta ketë nevojë edhe për përvojën tuaj jo të largët të luftës sepse në kohën e fundit ata që bënë gjenocid dhe s’duan ta pranojnë, për më tepër duan ta akuzojnë viktimën për gjenocid, kanë dhënë shenja të qarta që mund të na detyrojnë të ballafaqohemi në mijëvjeçarin e tretë sërish”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të koordinatorit Hoti në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz