Ligji për Vlerat e Luftës Çlirimtare mbetet një nga prioritetet kryesore.
Kështu ka deklaruar Andin Hoti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
Më tutje ai tha se përgjegjësia, llogaridhënia dhe mos politizimi i çështjeve që ndërlidhen me luftën dhe tema të tjera do të jenë parimet udhëheqëse të Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.
Postimi i plotë:
Përgjegjësia, llogaridhënia dhe mos politizimi i çështjeve që ndërlidhen me luftën dhe tema të tjera do të jenë parimet udhëheqëse të Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.
Këtë mesazh e përcolla në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione, ku u diskutuan projektligjet e planifikuara për këtë vit, si dhe çështje të tjera aktuale. Ndër to ishte edhe ekspozita e organizuar në Prishtinë, për pasaktësitë e së cilës kam reaguar, duke mbajtur një qëndrim të qartë dhe publik.
Gjatë takimit, shpalosa objektivat dhe vizionin tim si Ministër.
Ligji për Vlerat e Luftës Çlirimtare mbetet një nga prioritetet kryesore, sepse është zgjidhje e domosdoshme për shumicën e sfidave, problemeve dhe mosmarrëveshjeve që lidhen me këtë fushë.
Jam i përkushtuar që, me angazhim të plotë dhe në bashkëpunim me të gjithë akterët relevantë, ta çojmë përpara këtë proces dhe ta bëjmë këtë ligj realitet.