BallinaLajmeHoti i bën përgjegjës Erdoganin, Ambasadën turke dhe Hashim Thaçin për kapjen...

Hoti i bën përgjegjës Erdoganin, Ambasadën turke dhe Hashim Thaçin për kapjen e gylenistëve

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, sot në seancën e thirrur për diskutimin rreth dëbimit të gjashtë gylenistëve ka thënë se të gjithë mekanizmat shtetërorë janë vënë në duart e një individi – presidentit Hashim Thaçi.

Hoti thotë se dëbimi i gjashtë shtetasve turq është vetëm vazhdimësi e vendimeve të rrezikshme që po merre lidershipi shtetëror.

“Shfuqizimi i gjykatës speciale, dhe tani depërtimi i gjashtë shtetasve turq krijon pasiguri te qytetarët dhe te raportet me vendet mike”, ka thënë Hoti.

Hoti bën përgjegjës për kidnapimin e turqve presidentin Thaçi, ndërsa kërkon të dijë se cka kanë folur Presidenti Thaci me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, menjëherë pasi u depërtuan gylenistët.

“Këto janë shenja të diktaturës dhe kapjes së shtetit nga një individ të vetëm”, ka shtuar më tej ai.

Sipas Hotit, më 29 mars, kur Kosova deportoi gjashtë gylenistë dështoi i gjith zinxhiri komandues, që sipas tij, ose ishin komplet të painformuar se cka po bëhet, ose ishin vet organizatorër.

LDK kërkon që të votohet një rezolutë e cila për tre ditë të raportojnë të gjithë drejtuesit e institucioneve që ishin pjesë e deportimin të gylenistëve. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz